LAJMI I FUNDIT:

Skiatorët e zhveshur, në përpjekje për të thyer rekord botëror (Foto)

Skiatorët e zhveshur, në përpjekje për të thyer rekord botëror (Foto)

Të gjithë që hipin në ski, këshillohen të kenë helmetën dhe syzet, si dhe rrobat adekuate për lëshim në borë. Por, janë disa që kanë vendosur këtë sport të bëjnë ndryshe.

Të veshur vetëm me të brendshme, ata u kanë hipur skive apo snoubordëve dhe janë lëshuar nëpër pistën e Sheregeshit të Rusisë.


Ky grup i njerëzve që kanë ardhur nga 54 vende të ndryshme, përpiqen të thyejnë rekordin e vitit 2013, që është vendosur në po këtë vend për më së shumti skiatorë të zhveshur, transmeton Telegrafi.

Kanë qenë 1835 persona që janë bërë pjesë e këtij organizimi, të cilin do të shqyrtojnë zyrtarët e Rekordit të Ginisit, që më vonë të japin vendimin. /Telegrafi/