LAJMI I FUNDIT:

Shumë përdorues të thjerrëzave po rrezikojnë të verbohen, vetëm për mungesë higjiene

Shumë përdorues të thjerrëzave po rrezikojnë të verbohen, vetëm për mungesë higjiene

Studimi i bërë nga Centers for Disease Control and Prevention, lidhur me higjienën e përdoruesve të thjerrëzave, ka nxjerrë rezultate shokuese.

Në hulumtimin e bërë me njëmijë të rritur që përdorin thjerrëza, është gjetur se ata po e thyejnë rregullin e artë të përdorimit të tyre – pastrimin, transmeton Telegrafi.

Gjysma e përdoruesve kanë pranuar se flenë me thjerrëza në sy, kurse 90 për qind kanë thënë se nuk i heqin kur bëjnë një sy gjumë gjatë ditës.

Shprehia e keqe – vetëm zhytja e thjerrëzës në solucionin për pastrim, në vend se të futet e tëra – janë shqetësuese, sepse shkaktojnë infektim të syrit.


Infektimi i kornesë së syrit, mund të rritet duke bërë edhe verbimin e përdoruesit të thjerrëzave.

Shqetësimi më i madh i këtij studimi, është mbajtja e tyre gjatë gjumit, gjatë dushit dhe notit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori