LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët shpikin çokollatën që mund të përdoret si ilaç

Shkencëtarët shpikin çokollatën që mund të përdoret si ilaç

Shkencëtarët e një kompani amerikane të çokollatës e specializuar në teknologjinë bimore, thonë se kanë zhvilluar një “çokollatë medicinale”, e cila përmban vetëm 35 për qind yndyrë.

Kakao, përbërës kyç i çokollatës, përmban antioksidantë dhe minerale, të cilat kanë përfitime shëndetësore të tilla si mbrojtja e sistemit nervor, zvogëlimin e rrezikut nga sulmet e zemrës dhe uljen e presionit të gjakut, transmeton Koha.net shkrimin e Independent.

Megjithatë, kakao ka një shije të hidhur, kurse shumë kompani të çokollatës produktet e tyre i ëmbëlsojnë me sheqer dhe yndyrë, duke i zvogëluar kështu përfitimet shëndetësore të kakaos.

“Kuka Xoco”, kompania e çokollatës nga Bostoni, ka zbuluar një bimë e cila ka shije të hidhur, e që gjendet në rajonin e Andeve të Bolivisë dhe Perusë.


Duke përdorur mikrogramë të ekstraktit bimorë, shija e hidhur e kakaos është larguar, duke mundësuar kështu krijimin e një prototipi që ka vetëm 35 për qind sheqer dhe yndyrë.

“Kjo eliminon nevojën për sheqer, ëmbëlsi dhe shumicën e yndyrës në çokollatë, duke vënë në pah përfitimet mjekësore të kakaos”, ka thënë Gregory Aharonian, president i kompanisë “Kuka Xoco”.

Aharonian ka thënë se qëllimi kryesor i kompanisë është që të krijojë një çokollatë e cila mund të përdoret si ilaç, duke i larguar përbërësit jo të shëndetshëm, dhe të mund të reduktohet yndyra dhe sheqeri në vetëm 10 për qind të produktit.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori