Shkencëtari kinez që ka krijuar fabrikën më të madhe për klonim, ka thënë se kopjimi i njerëzve tashmë është i mundur, por ai nuk është duke e bërë këtë punë pasi ka frikë nga reagimi i njerëzve.
Xu Xiaochun, drejtor i Boyalife Group, ka thënë se kompania e tij është duke punuar në klonimin e primatëve për të testuar më mirë kafshët për sëmundje të ndryshme.
Ndërsa ka shtuar se “është vetëm një hap i vogël biologjik” prej majmunit e deri te njeriu.
Boyalife Group dhe partnerët e tyre tashmë kanë filluar ndërtimin e fabrikës gjigante në veri të portit kinez Tianjin kurse synojnë që deri në vitin 2020 të klonojnë një milionë lopë.
“Tashmë e kemi teknologjinë”, ka thënë Xu për AFP-në. “Nëse është e lejuar, nuk mendoj se ka kompani më të mirë sesa Boyalife”.
Kompania ende nuk ka filluar aktivitetet e klonimit të njeriut shkaku i frikës nga reagimi i njerëzve.
Por, ai shtoi se “vlerat sociale mund të ndryshojnë”, duke përmendur këtu pikëpamjet për homoseksualitetin. Ai gjithashtu shtoi se me kohë njerëzimi do të ketë më shumë mundësi sesa riprodhimi natyral, transmeton Koha.net.
“Tani e vetmja mënyrë që të kemi fëmijë është të kontribuojë pak nëna dhe pak babai”, ka thënë Xu.
“Ndoshta në të ardhmen ju do të keni tri mundësi për të pasur fëmijë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hani çfarë të doni, nuk do të shtoni peshë: Ekziston vetëm një kusht i thjeshtë!
Ilaçi natyral që kuron dhimbjet e nyjave dhe shpinën, pastron gjakun nga helmet!
Nëse pini birrë nga shishja apo kënaçja, bëni gabim të madh – ja përse gjithmonë dhe duhet patjetër të pini nga gota
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve