LAJMI I FUNDIT:

Shkarkimi i Dakës, anëtarët e KQZ-së nga radhët e opozitës e quajnë vendim politik

Shkarkimi i Dakës, anëtarët e KQZ-së nga radhët e opozitës e quajnë vendim politik

Vendimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për shkarkimin e Valdete Dakës nga posti i kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nga anëtarët e këtij institucioni nga partitë opozitare po shihet si angazhim i drejtpërdrejtë për t’i siguruar shumicën e synuar Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV) në prag të zgjedhjeve lokale.

Anëtari i KQZ-së nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Florian Dushi tha se vendimi i Osmanit është i pambështetur dhe i panevojshëm në fazën në të cilën gjendet KQZ-ja.

Siç tha ai shkarkimi i kryesueses së KQZ-së vetëm një ditë para shpalljes së zgjedhjeve lokale paraqet goditje të rëndë për KQZ-në.


Sipas tij, shkarkimi i Dakës, paraqet goditje të rëndë për KQZ-në dhe pavarësinë e këtij institucioni.

Shkarkohet Valdete Daka
Lexo po ashtu Shkarkohet Valdete Daka

“Shkarkimi i kryesueses së KQZ-së vetëm një ditë para shpalljes së zgjedhjeve lokale paraqet goditje të rëndë për KQZ-në dhe pavarësinë e këtij institucioni që ka përgjegjësi dhe autorizime tejet të ndjeshme në Republikën e Kosovës”, ka thënë Dushi.

Mirëpo Dushi po ashtu vlerësoi se vendimi i Osmanit shihet si angazhim i drejtpërdrejtë për t’i siguruar shumicën e synuar Lëvizjes Vetëvendosjes në prag të zgjedhjeve lokale.

“Prandaj, me të drejtë kjo ndërmarrje e presidentes shihet si angazhim i saj i drejtpërdrejtë për t’i siguruar shumicën e synuar Lëvizjes Vetëvendosjes në prag të zgjedhjeve lokale”, tha Dushi për Telegrafin.

Arsyetimi i presidentes Osmani për shkarkimin e Valdete Dakës (Dokument)
Lexo po ashtu Arsyetimi i presidentes Osmani për shkarkimin e Valdete Dakës (Dokument)

Edhe Arianit Elshani nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), për Telegrafin tha se shkarkimi i saj është kryekëput politik, duke i shërbyer Lëvizjes Vetëvendosje në vazhdën e kapjes së institucioneve.

“Shkarkimi i saj është kryekëput politik, duke i shërbyer Lëvizjes Vetëvendosje në vazhdën e kapjes së institucioneve. Ky vendim, rrezikon mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale, dëmton rëndë integritetin e KQZ-së dhe demokracinë e vendit tonë”, u shpreh ai.

Arsyetimet e dhëna në vendim, siç tha Elshani janë krejtësisht të paqëndrueshme.

“Arsyetimet e dhëna në vendim janë krejtësisht të paqëndrueshme duke ditur faktin që shumica e vendimeve të përshkruara janë marrë me miratim të të gjithë anëtarëve, e disa prej tyre të sponsorizuara nga LVV”, ka thënë Elshani.

Por, ish kryeshefi i KQZ-së, Mazllum Baraliu vendimin e presidentes Osmani e sheh si një vendim të zakonshëm dhe i bazuar në Kushtetutën e Kosovës.

“E shoh si një vendim ordiner të zakonshëm në kuadër të Kushtetutës, përkundër zërave të ndryshëm. Vendim me bazë dhe argumente. Një vendim i cili ka pasur dhe një zanafillë më herët të një pakënaqësie të performancës me atë institucion i cili është i pavarur. Vendimi ka bazë legjitimiteti dhe legaliteti”, tha ai.

Telegrafi po ashtu ka kontaktuar edhe ish kryesuesit e mëhershëm të KQZ-së, Nesrie Lushta dhe Adnan Merovcin, mirëpo të njëjtin nuk kanë pranuar të japin vlerësim për këtë çështje.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të hënën e ka shkarkuar Valdete Dakën nga pozita e kryetares së KQZ-së, nën arsyetimin se kryesuesi i KQZ-së duhet të jetë i pavarur.

Mirëpo një vendim të tillë, nuk e ka pranuar Daka e cila përmes një konferencë për media të martën tha se vendimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për shkarkimin e saj nga kjo pozitë, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe i pa mbështetur në ligj. Ajo tha se do të ndjekë rrugët ligjore për të mbrojtur të drejtën e saj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori