LAJMI I FUNDIT:

Shega një mrekulli natyrore për mbrojtje nga kanceri

Shega një mrekulli natyrore për mbrojtje nga kanceri

Shega është një fryt që përmban shumë antioksidues dhe është shumë e pasur me vitaminë C.

Shega është një fryt që përmban shumë antioksidues dhe është shumë e pasur me vitaminë C, kurse rekomandohet konsumi për shkak të fuqisë që ka për të mbrojtur njerëzit nga infeksionet e kancerit dhe gripit.

Në lidhje me këtë temë foli Ali Unal, profesor në Departamentin e mjekësisë interne, në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Erciyes në qytetin Kayseri të Turqisë.

Unal tha se çdo sezon i vitit ka frutat ose perimet përkatëse të cilat i kërkon organizmi. Nëse konsumohen të freskëta, ato kanë aftësi të pengojnë sëmundje të caktuara të cilat janë specifike për këtë periudhë kohore.


"Shega është një pemë shumë e pasur me vitaminë C dhe konsumimi i shegës apo lëngut të saj të freskët forcon sistemin imunitar", tha Unal.

Ai shtoi se shega përmbanë antioksidues, vitaminat A dhe E, prandaj në mënyrë afatgjate shkatërron qelizat e kancerit në trup.

"Në këtë mënyrë njerëzit mund mbrohen nga mundësia e kancerit dhe gripit. Në rastin e gripit, me ngrënien e shegës, shërimi mund të jetë shumë më i shpejtë dhe më i lehtë sepse ajo mban sistemin tuaj imunitar të fortë. Prandaj, unë besoj se shega është një nga frutat më të rëndësishme në dimër", tha Unal.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori