LAJMI I FUNDIT:

Shalqiri rregullon shtypjen e gjakut

Shalqiri rregullon shtypjen e gjakut

Shalqiri ul shtypjen e lartë të gjakut tek njerëzit obesë dhe mund ta zvogëlojë rrezikun e sulmit në zemër, sipas një studimi të ri të kryer në Universitetin e Floridës (SHBA).

Shkencëtarët kanë zbuluar se shalqiri ul ndjeshëm shtypjen e gjakut tek njerëzit obesë, madje edhe kur ata janë të ekspozuar ndaj motit të ftohtë.

Më shumë njerëz vdesin nga sulmet e zemrës në mot të ftohtë, sepse trupi i tyre është i ekspozuar ndaj stresit duke u përpjekur që ta mbajë nxehtësinë, gjë që çon në ngritjen e shtypjes së gjakut.

Kjo e detyron zemrën të punojë më shumë, që do të thotë se njerëzit ballafaqohen me një rrezik më të lartë të sulmeve të zemrës.


"Presioni në aortë dhe në zemër zvogëlohet pas konsumimit të ekstrakteve të shalqirit", konstatuan ekspertët, të cilët kanë kryer studimin në 13 njerëz të cilët kishin probleme me shtypjen e gjakut për më shumë se 12 javë, shkruan “Daily Mail”.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori