LAJMI I FUNDIT:

Sex-ray: Pamje të “brendshme” gjatë puthjes dhe seksit (Video+18)

Sex-ray: Pamje të “brendshme” gjatë puthjes dhe seksit (Video+18)

Derisa skaneri shfrytëzohet kryesisht për të diagnostikuar çrregullimet e trurit, ose të zbuloj se çfarë është duke shkaktuar ndonjë dhimbje të vazhdueshme, ekspertët mund ta përdorin edhe që të mësojnë më tepër rreth lëvizjeve intime.

Tani, me anë të video-skanerit, mjekët mund të zbulojnë edhe çfarë ndodh brenda gojës tonë kur ne puthim, apo organizmit tonë gjatë kryerjes së një marrëdhënie seksuale.

Video-puthja e titulluar "Anatomia e puthjeve dhe dashuria në rezonancë magnetike të skanerit (MRI)”, u ngarkua nga YouTube nga përdoruesi Randomhero – por autori origjinal nuk është shënuar.


Videoja përshkruan momentin se si reagon trupi pas puthjes së parë të quajtur franceze.

Videoja zbulon lëvizjen e gjuhëve pasi hyn në gojën e personit tjetër, si dhe normat e rrahjes së zemrës së dy personave të përfshirë në puthje, transmeton Telegrafi.

Në një video të veçantë, gjithashtu zbulohet se si duket seksi përmes skanerit MRI, duke shfrytëzuar një çift, i cili ndodhet në pozitën “misionare”.

Në fakt, kjo video është regjistruar gjatë vitit 1960 nga mjeku holandez, Pek Van Andel, në një spital në Groningen, Holandë.

Të dyja videot, ai i puthjes dhe seksit janë krijuar duke përdorur qindra imazhe të marra me anë të skanerit MRI.

Qëllimi i studimit ishte që të zbulojë imazhet e organit gjenital të meshkujve dhe femrave, gjatë aktit të mundshëm seksual.

Ata gjithashtu kanë kërkuar që të zbulojnë nëse “ideja e mëparshme dhe kjo e tanishmja, rreth anatomisë gjatë marrëdhënies seksuale, tek femrat janë të bazuara në supozime apo në fakte”.

Si rezultat i hulumtimit të tyre, ekipi arriti në përfundim se “ajo që filloi si kuriozitet artistik dhe shkencor, tani është realizuar”.

“Ne kemi zbuluar se imazhet e rezonancës magnetike të organeve gjenitale të meshkujve dhe femrave gjatë aktit seksual janë të realizueshme dhe të bukura; që penisi gjatë aktit seksual në ‘pozicionin misionar’ ka formën e një bumerangu dhe jo të një S-it, siç nxirren nga përfundimet e Dikinsonit; dhe se, në kontrast me gjetjet e Mastersit dhe Johnsonit, nuk kishte prova të rritjes së vëllimit të mitrës gjatë aktit seksual”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Fun
Kjo është mënyra më efektive për të ndihmuar një fëmijë me hundë të bllokuar

Kjo është mënyra më efektive për të ndihmuar një fëmijë me hundë të bllokuar

Fun
Ndryshimet në pamje për të cilat shumë njerëz thuhet se janë penduar

Ndryshimet në pamje për të cilat shumë njerëz thuhet se janë penduar

Interesante
Shikoni se çfarë po bënte vogëlushja ndërsa nëna e saj po përpiqej të ushqehej

Shikoni se çfarë po bënte vogëlushja ndërsa nëna e saj po përpiqej të ushqehej

Fun
Pronari i mëson qenit se si ta mbyllë derën e kafazit, ajo se çfarë bën qeni më pas ngjall reagime gazmore në internet

Pronari i mëson qenit se si ta mbyllë derën e kafazit, ajo se çfarë bën qeni më pas ngjall reagime gazmore në internet

Fun
Në BeH, një burrë i preu të katër këmbët një qeni - me një kositës bari

Në BeH, një burrë i preu të katër këmbët një qeni - me një kositës bari

Fun
Kalo në kategori