LAJMI I FUNDIT:

Sergio Ramos fton Cole dhe Gerrard te Reali

Sergio Ramos fton Cole dhe Gerrard te Reali

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka ftuar publikisht mbrojtësin e Chelseat, Ashley Cole dhe kapitenin e Liverpoolit, Steven Gerrard, që të transferohen te Real Madridi, duke u garantuar se nën Jose Mourinhon do ta kenë rastin të fitojnë shumë tituj.

“Ne jemi një klub që gjithnjë dëshiron të përmirësohet duke transferuar lojtarët më të mirë në botë. Ne kemi një rekord të transferimit të lojtarëve anglezë, me Beckahmin dhe Owenin, ndërsa nuk do të ishte befasi nëse dy transferimet tjera tona gjatë kësaj vere janë nga Anglia. Ashley Cole është futbollist i shkëlqyer”.

“Për mua, ai është larg mbrojtësi i majtë më i mirë në botë dhe së bashku me Drogban, ai është lojtari më i mirë i Chelseat. Jam i sigurt se Chelsea do të bëjë gjithçka për ta mbajtur atë, por ai ka pasur një vit të vështirë në Angli. Një ndryshim mund të jetë ajo që ai është duke kërkuar. Nëse një lojtar është më i miri në pozitën e tij dhe nëse nuk luan për Real Madridin, atëherë konsiderojeni këtë si humbje. Ai ka bërë shumë për Arsenalin dhe Chelsean. Tani është koha për të që ai të vijë ta fitojë La Ligan dhe Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe Jose Mourinhon”.

“Mourinho do të dijë gjithçka për të. Ai ka një histori të transferimit të lojtarëve që i ka pasur nëpër klubet e kaluara. Më me rëndësi është se lojtarët duan të luajnë nën drejtimin e tij. Unë bisedova me Cristiano Ronaldon për Ashley Cole dhe ai më ka thënë se Cole është mbrojtësi më i vështirë ndaj të cilit ka luajtur ndonjëherë. Ky është një kompliment nga lojtari më i mirë në botë dhe ky është lojtari që na duhet aktualisht”.


“Gerrard? Mendoj se admirimi i Real Madridit për Steven Gerrard nuk është i fshehtë. Ai është në një pikë ku atij i duhet të fitojë diçka. Unë i garantoj atij se në këtë Real Madrid, ai mund të fitojë gjithçka”, deklaroi Sergio Ramos për Daily Star Sunday. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ndoshta nuk e merituam fitoren”, Ancelotti reflekton për rezultatin ndaj Sociedadit

“Ndoshta nuk e merituam fitoren”, Ancelotti reflekton për rezultatin ndaj Sociedadit

La Liga
Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

La Liga
Messi rikthehet nga lëndimi në mënyrë spektakolare, shënon dy gola brenda katër minutave

Messi rikthehet nga lëndimi në mënyrë spektakolare, shënon dy gola brenda katër minutave

Ndërkombëtare
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028

UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028

Përfaqësueset
Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij

Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Maresca tregon se si po e trajton Sanchon për dallim nga Man Utd

Maresca tregon se si po e trajton Sanchon për dallim nga Man Utd

Premier League
Kalo në kategori