LAJMI I FUNDIT:

Sensi e shet Romën

Sensi e shet Romën

Presidentja e Romës, Rosella Sensi, ka nënshkruar shitjen e klubit të saj, Roma, por do të mbetet në postin e presidentes derisa të gjendet një blerës i ri.

Roma i ka borxh bankës Unicredit hiç më pak se 325 milionë euro nga kredia e marrë për shpëtimin e klubit, ndërsa për të shpëtuar nga falimentimi i kompanisë së saj Italpetroli, Sensi ka nënshkruar shitjen e Romës, me ç’rast është shlyer borxhi prej 325 milionë eurosh dhe Sensi do të fitojë edhe 30 milionë euro tjera për asetet në klub.

Rosella Sensi do të qëndrojë në postin e presidentes së Romës derisa Unicredit të gjejë një blerës të ri të klubit. /Telegrafi/