LAJMI I FUNDIT:

Seksi Vergara nuk mund të luajë role normale (Foto)

Seksi Vergara nuk mund të luajë role normale (Foto)

Sofia Vergara është mësuar që të shfrytëzojë bukurinë e saj për të fituar role në filma. Ajo thotë se nuk mundet që të luajë rolin e një femre të thjeshtë për shkak të pamjes që ka.

“Kur isha adoleshente isha e dobët, por me gjoks të madh. Të gjithë të shikojnë dhe sigurisht që të gjithë meshkujt ishin pas teje”, ka thënë aktorja për The Sun, transmeton koha.net.

“Më vonë e kuptova se pamja e mirë ishte avantazh për TV dhe për të fituar vëmendjen e të gjithëve, por kjo po ashtu nënkupton që nuk mund të luash role normale.


“Thjesht nuk mund të luaj rolin e një femre të zakonshme. Përpiqem përherë të gjej role që në qendër kanë pamjen time dhe kështu të avancoj në karrierë”, ka shtuar ajo.

Revista Forbes ka raportuar se Vergara është aktorja më e paguar në televizion falë rolit të saj në serialin “Modern Family”. /Telegrafi/

sofia1 sofia2