LAJMI I FUNDIT:

Seancat e komisioneve kuvendore për arsim të lartë dhe çështje evropiane

Seancat e komisioneve kuvendore për arsim të lartë dhe çështje evropiane

Debat publik për Propozim për startegjinë nacionale për zhvillimin e kulturës në Republikën e Maqedonisë për periudhën në mes viteve 2018-2022, sot do të mbahet në komisionin kuvendor për kulturë.

Me këtë strategji, ku më herët ishte sjellë me plane aksionare në seancën e qeverisë, duhet të fillojnë reforma rënjësore në këtë fushë, shkruan Telegrafi Maqedoni.


Në Kuvend sot është paraparë edhe seancë të komisionit për çështje evropiane, ku do të debatohet pët propozim ligjin për arsim të lartë, në leximin e parë. Propozim ligji është me flamurin evropian.

“Me këtë ligj rregullohet autonomia e universiteteve dhe akademive, kushtet dhe procedurën për themelimin, ndryshim statusi dhe ndërprerjen e institucioneve të arsimit të lartë, gjendja e tyre, sitemit të sigurisë dhe vlerësimi i kaulitetit në arsimin e lartë, bazat e organizimit, udhëheqja, zhvillimi financiar i arsimit të lartë, drejtësia dhe lidhja me studentët, pranimi i vlerësimeve të huaj në arsimin e lartë dhe mbikëqyrja e punës së institucioneve të arsimit të lartë, thuhet në tekstin e propozim ligjit” thuhet në njoftimin për seancën e sotme. /Telegrafi/