LAJMI I FUNDIT:

Schweinsteiger nuk është në shitje

Schweinsteiger nuk është në shitje

Drejtori i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenige, ia ka bërë me dije Real Madridit që të qëndrojë sa më larg mesfushorit gjerman, Bastian Schweinsteiger, pasi që ai dhe lojtarët tjerë të Bayernit nuk janë në shitje.

“Askush nuk na ka kontaktuar, por edhe nëse do ta kishin bërë këtë, përgjigja do të ishte e qartë. Nuk ka gjasa. Ne nuk do të shesim asnjë lojtar. Fatmirësisht, klubi është në situatë të mirë financiare”.

“Ne jemi të kënaqur dhe krenarë me lojtarët tanë, dhe shpresoj se të gjithë prej tyre mund të arrijnë në finalen e Botërorit. Gjermania kundër Holandës do të ishte një finale e mrekullueshme pasi që në të njëjtën kohë shfaqen cilësitë e ekipit tonë”.

“Muller po luan shumë mirë dhe ende nuk e ka arritur potencialin e tij, Klose po e tregon aftësinë për të shënuar gola, Lahm është një kapiten i shkëlqyer dhe Schweinsteiger po e drejton ekipin sikurse gjeneral në mesfushë. Nuk do të befasohesha nëse Schweini do të votohej si lojtari më i mirë i Kampionatit Botëror”, precizoi Rummenige. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po mendon transferimin e mesfushorit holandez në janar

Barcelona po mendon transferimin e mesfushorit holandez në janar

La Liga
Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

La Liga
Messi rikthehet nga lëndimi në mënyrë spektakolare, shënon dy gola brenda katër minutave

Messi rikthehet nga lëndimi në mënyrë spektakolare, shënon dy gola brenda katër minutave

Ndërkombëtare
“Ndoshta nuk e merituam fitoren”, Ancelotti reflekton për rezultatin ndaj Sociedadit

“Ndoshta nuk e merituam fitoren”, Ancelotti reflekton për rezultatin ndaj Sociedadit

La Liga
Acelotti pyetet rreth festës së Vini Jr, pasi sulmuesi brazilian 'heshti' tifozët vendas

Acelotti pyetet rreth festës së Vini Jr, pasi sulmuesi brazilian 'heshti' tifozët vendas

La Liga
Maresca tregon se si po e trajton Sanchon për dallim nga Man Utd

Maresca tregon se si po e trajton Sanchon për dallim nga Man Utd

Premier League
Kalo në kategori