LAJMI I FUNDIT:

Schraft: Khedira nuk është lojtar i Realit

Schraft: Khedira nuk është lojtar i Realit

Zëdhënësi i Stuttgartit, Oliver Schraft, ka hedhur poshtë spekulimet se mesfushori Sami Khedira është fare pranë kalimit te gjiganti spanjoll, Real Madrid.

“Nuk ka pasur ende kontakt mes Real Madridit dhe Stuttgartit. Se transferimi do të finalizohet brenda orëve të ardhshme, mund ta hedhi poshtë lirisht”, theksoi Schraft për DPS.

Kjo deklaratë e Schraft, automatikisht e mohon atë që spekuloi Marca këtë paradite, kur konstatoi se Sami Khedira tashmë është lojtar i Realit dhe atë për 10 milionë euro. /Telegrafi/