LAJMI I FUNDIT:

Scholes, menaxher pas pensionimit

Scholes, menaxher pas pensionimit

Mesfushori i Manchester United, Paul Scholes, ka thënë se ai mendon të bëhet menaxher posa të pensionohet nga futbolli aktiv sezonin e ardhshëm.

“Unë jam në fund të karrierës time si lojtar dhe ndoshta më ka mbetur edhe një vit. Unë kam filluar t’i marr certifikatat e trajnerit në Angli dhe shpresoj se një ditë do të jem në gjendje të drejtoj skuadrën e të rinjve ose ndonjë lloj ekipi”.

“Ferguson është i madh. Nuk mund të mos them se çfarë top-menaxheri ka qenë ai. Numri i lojtarëve të cilët ai i ka sjellë në ekipin e të rinjve është i madh dhe kjo u jep shpresë të gjithë të rinjve të akademisë se nëse janë mjaft të mirë do të mund të depërtojnë dhe në ekipin e parë. Ka qenë fantastike puna me të dhe mendoj se ai ka edhe disa vite punë”, ka thënë Scholes. /Telegrafi/