LAJMI I FUNDIT:

Santon: Interi mund ta fitojë sërish tripletën

Santon: Interi mund ta fitojë sërish tripletën

Futbollistët e Interit, Davide Santon dhe Mario Balotelli, përfunduan ‘testin e maturës’ të martën, por pyetja kryesore e gazetarëve ishte se a është në gjendje Interi ta përsërisë suksesin e tre titujve këtë sezon.

“A mund ta fitojmë sërish tripletën? Është sigurisht e mundshme që ne mund ta përsërisim atë”, theksoi Santon për La Repubblica.

“Unë jam i zhgënjyer që nuk jam në Afrikën e Jugut. Fatkeqësisht, gjuri im nuk ma lejoi atë. Sa për Interin, nuk dua të flas për zgjedhjet që bën klubi. Mourinho? Unë gjithmonë dua ta falënderoj atë dhe t’ia dëshiroj gjithë fatin e mundshëm”, ka thënë Santon. /Telegrafi/