LAJMI I FUNDIT:

Santa Cruz si shkëmbim për Silvan?

Santa Cruz si shkëmbim për Silvan?

Valencia raportohet se ka kërkuar nga Manchester City të përfshijë edhe sulmuesin Roque Santa Cruz në ofertën për mesfushorin David Silva.

Daily Mail shkruan se Valencia ka vështirësi të gjejë sulmues për një çmim të arsyeshëm dhe ka kërkuar nga Manchester City të përfshirë në ofertën për Silvan edhe Santa Cruz.

Dy klubet u raportua se kanë arritur marrëveshje për spanjollin David Silva, por duket se Valencia tash dëshiron që paraguaiani të përfshihet në ofertën prej 29 milionë funteve. Në garë për Silvan së fundi është futur edhe Chelsea. /Telegrafi/