LAJMI I FUNDIT:

Sandalet që rriten me numrin e këmbës (Foto)

Sandalet që rriten me numrin e këmbës (Foto)

Një model i ri sandalesh që rriten sipas numrit të këmbës po eksperimentohet kohët e fundit, në përpjekje për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve të varfër të Afrikë.

Këto sandale rriten sipas numrit të këmbës së fëmijës deri në pesë vjet. Ato kanë nisur të shpërndahen në vendet më të varfra të Afrikës, për të ndihmuar nxënësit, të cilët shkojnë zbathur në shkollë për shkak të mungesës së mjeteve financiare për të blerë këpucë, transmeton Telegrafi.

Sandalet mund të rriten në pesë numra të ndryshëm dhe brenda pesë vjetëve. Këto sandale, rriten në mënyrë të sinkronizuar me këmbën e fëmijës, pastrohen lehtë dhe përbëhet prej materialeve josintetike, çka i bën rezistente ndaj kushteve klimaterike. /Telegrafi/