LAJMI I FUNDIT:

Samsung shet 10 milionë Galaxy S5, për vetëm 25 ditë

Samsung shet 10 milionë Galaxy S5, për vetëm 25 ditë

Një raport i ri nga Koreja e Jugut pretendon se Samsung ka shitur 10 milionë njësi të Galaxy S5 për 25 ditë, duke e thyer rekordin e mëparshëm të paraardhësit të tij, Galaxy S4, me të cilin Samsung kishte arritur tek kjo shifër për 27 ditë.

Megjithatë, këto numra nuk janë zyrtarizuar nga Samsung, por nga një publikim i Koresë së Jugut i quajtur HanKyung.

Për t’i vënë gjërat në kontekst, Samsung-ut i ishin nevojitur 50 ditë për të arritur në 10 milionë njësi të shitura me Galaxy S3, pesë muaj për 10 milionë njësi të shitura të Galaxy S2 dhe shtatë muaj për versionin e parë të linjës – modelin Samsung Galaxy S.

Ndërsa numrat fillestar të dërgesave janë më të larta se kurrë më parë, Samsung po përballet me një rënie kur bëhet një vështrim në shifrat e përgjithshme të shitjeve të telefonave të saj.


Prodhuesi i Koresë së Jugut ka arritur të shesë 60 milionë njësi të Galaxy S3, ndërsa vetëm 40 milionë njësi të Galaxy S4.
Edhe pse telefoni është ende në shitje, vlerësohet se është e pamundur që Galaxy S4 do të arrijë në 60 milionë njësi të shitura, duke pasur parasysh ritmin me të cilin Samsung po i lanson modelet e reja të telefonave. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Video-lojërat Netflix vijnë edhe për ekranet televizive dhe kompjuter

Video-lojërat Netflix vijnë edhe për ekranet televizive dhe kompjuter

Lojëra
AirPods të Apple përmirësohen me veçori të fuqishme - Siri Interactions

AirPods të Apple përmirësohen me veçori të fuqishme - Siri Interactions

Teknologji
Se detajet bëjnë diferencën - skanimi CT tregon më së miri dallimin mes AirPods-ave origjinale dhe atyre falso

Se detajet bëjnë diferencën - skanimi CT tregon më së miri dallimin mes AirPods-ave origjinale dhe atyre falso

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Google thotë se aplikacioni Lens mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve të lëkurës

Google thotë se aplikacioni Lens mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve të lëkurës

Teknologji
Kalo në kategori