LAJMI I FUNDIT:

Samsung së shpejti prezanton telefonat në Tizen

Samsung së shpejti prezanton telefonat në Tizen

Sipas Wall Street Journal, Samsung është duke u përgatitur për të lansuar disa modele të reja të telefonave të mençur të bazuar në sistemin e saj operativ, Tizen. Fillimisht, telefonat e platformës së Samsung do të prezantohen në Rusi dhe Indi, në javët e ardhshme.

Muajin e kaluar, Samsung njoftoi se do të lansojë dy telefona të bazuar në Tizen në këtë tremujor, dhe se ata do të synojnë të marrin përdorues të tregjeve në zhvillim.

Sipas raportit të gazetës, Samsung është në kërkim të lansimit zyrtar të telefonave në Tizen në një ngjarje tradicionale të kompanisë në Moskë, të cilën kompania jugkoreane e quan "Unpacked Event".

Në ngjarje të tilla, Samsung tashmë ka prezantuar pajisjet e saj më të njohura si Galaxy S4, Samsung Galaxy Note 3 dhe Galaxy S5.
Pas futjes së telefonave në Moskë, Samsung do t’i sjellë telefonat e saj të ri edhe në brigjet indiane.


Në fillim të këtij viti, Samsung ishte përpjekur të lansojë disa modele të telefonave në Tizen në Japoni përmes operatorit NTT DoCoMo dhe në Francë në rrjetin Orange, por i kishte anuluar planet e saj, duke deklaruar se kushtet e tregut ishin të varfëra. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Video-lojërat Netflix vijnë edhe për ekranet televizive dhe kompjuter

Video-lojërat Netflix vijnë edhe për ekranet televizive dhe kompjuter

Lojëra
AirPods të Apple përmirësohen me veçori të fuqishme - Siri Interactions

AirPods të Apple përmirësohen me veçori të fuqishme - Siri Interactions

Teknologji
Se detajet bëjnë diferencën - skanimi CT tregon më së miri dallimin mes AirPods-ave origjinale dhe atyre falso

Se detajet bëjnë diferencën - skanimi CT tregon më së miri dallimin mes AirPods-ave origjinale dhe atyre falso

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Google thotë se aplikacioni Lens mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve të lëkurës

Google thotë se aplikacioni Lens mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve të lëkurës

Teknologji
Kalo në kategori