LAJMI I FUNDIT:

Samsung freskon Galaxy S5, zbulohet modeli Galaxy S5 Active

Samsung freskon Galaxy S5, zbulohet modeli Galaxy S5 Active

Modeli i ardhshëm i Samsung Galaxy S5 ka rrjedhur nga llogaria e famshme e Twitter @evleaks, edhe pse nuk është e qartë se kur ky variant i ri dhe “i fortë” i Galaxy S5 do të jetë në dispozicion në dyqane.

Samsung Galaxy S5 Active është parë në versionin me mbështjellësin e metaltë dhe atë standard, ndërsa pjesa tjetër e dizajnit të variantit S5 Active duket shumë i ngjashëm me modelin origjinal Galaxy S5, edhe pse ende nuk dihet nëse sensori me gjurmë të gishtërinjëve do të jetë në versionin Active.

Megjithatë, Samsung e ka konfirmuar se do ta përfshijë sensorin me gjurmë gishtash në pajisjet e saj të ardhshme të cilat do ti sjell këtë vit, ndërsa ndër modelet e para të tabletëve me këtë funksion do të jetë Galaxy Tab S.

Ndërkohë që sensori për matjen e të rrahurave të zemrës që është në versionin original të Galaxy S5 mund të shihet edhe në Galaxy S5 Active.


Përveç Galaxy S5 Active, Samsung pritet të zbulojë edhe modelin Galaxy S5 Prime i cili do të shfaqet me ekranin me 2K, dhe synon të konkurrojë me modelin e fundit të rivalit të saj, LG, përkatësisht modelin LG G3.

Ende nuk është e qartë se kur këto modele të linjës së pajisjeve Galaxy do të zbulohen, por dihet se Samsung e ka planifikuar një ngjarje mediale në New York gjatë muajit qershor. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Video-lojërat Netflix vijnë edhe për ekranet televizive dhe kompjuter

Video-lojërat Netflix vijnë edhe për ekranet televizive dhe kompjuter

Lojëra
AirPods të Apple përmirësohen me veçori të fuqishme - Siri Interactions

AirPods të Apple përmirësohen me veçori të fuqishme - Siri Interactions

Teknologji
Se detajet bëjnë diferencën - skanimi CT tregon më së miri dallimin mes AirPods-ave origjinale dhe atyre falso

Se detajet bëjnë diferencën - skanimi CT tregon më së miri dallimin mes AirPods-ave origjinale dhe atyre falso

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Google thotë se aplikacioni Lens mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve të lëkurës

Google thotë se aplikacioni Lens mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve të lëkurës

Teknologji
Kalo në kategori