LAJMI I FUNDIT:

Samsung e kishte kopjuar Apple, dënohet me 119 milionë dollarë

Samsung e kishte kopjuar Apple, dënohet me 119 milionë dollarë

Një gjykatë në Kaliforni i dha të drejtën kompanisë Apple për dëmshpërblim në vlerë prej 119 milionë dollarësh – edhe pse kjo shumë është disa here më e vogël se ajo që Apple e kishte kërkuar nga rivali i saj Samsung, për të cilin thotë se i ka shkelur patentat e saj dhe i ka kopjuar disa karakteristika të iPhone.

Megjithatë, gjykata amerikane e bëri fitoren e Apple edhe më të vogël, pasi ka gjetur se edhe Apple ka përdorur në mënyrë të paligjshme një prej patentave të Samsung.

Verdikti i gjykatës amerikane ishte larg shumës prej 2.2 miliardë dollarëve sa kërkonte Apple nga Samsung, apo edhe 930 milionë eurove të fituara më herët për abuzimin e patentave nga ana e Samsung, për disa produkte të kësaj të fundit, shumica prej të cilave tashmë nuk gjenden në tregun amerikan.

Juria ka thënë se Apple gjithashtu i ka shkelur patentat e Samsung gjatë krijimit të iPhone 4 dhe iPhone 5.


Për këto shkelje, Samsung ka kërkuar 6 milionë dollarë, ndërsa gjykata ia ka minusuar 158.400 dollarë nga shuma prej 119 milionë dollarëve që kompania jugkoreane duhet t’ia paguajë kompanisë Apple.

Apple dhe Samsung janë mbyllur në një luftë të hidhur për dominimin e tregut mobil i cili vlen 330 miliardë dollarë. Samsung është bërë kreu i sektorit me pjesëmarrje të tregut prej 31 për qind, edhe pse në vitin 2007 mbante vetëm 5 për qind të tregut.

Apple në ndërkohë ka rënë në pjesën e saj të tregut, pasi tash mban për rreth 15 për qind, një rënie kjo nga 27 përqind sa kishte tre vjet më parë.

Në trend Teknologji

Më shumë
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Video-lojërat Netflix vijnë edhe për ekranet televizive dhe kompjuter

Video-lojërat Netflix vijnë edhe për ekranet televizive dhe kompjuter

Lojëra
AirPods të Apple përmirësohen me veçori të fuqishme - Siri Interactions

AirPods të Apple përmirësohen me veçori të fuqishme - Siri Interactions

Teknologji
Se detajet bëjnë diferencën - skanimi CT tregon më së miri dallimin mes AirPods-ave origjinale dhe atyre falso

Se detajet bëjnë diferencën - skanimi CT tregon më së miri dallimin mes AirPods-ave origjinale dhe atyre falso

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Google thotë se aplikacioni Lens mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve të lëkurës

Google thotë se aplikacioni Lens mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve të lëkurës

Teknologji
Kalo në kategori