LAJMI I FUNDIT:

Saha arrin marrëveshje të re me Evertonin

Saha arrin marrëveshje të re me Evertonin

Sulmuesi francez Louis Saha ka nënshkruar marrëveshje të re me Evertonin.

Daily Star shkruan se Saha i ka thënë fund paqartësive rreth të ardhmes së tij dhe ka zgjidhur gjithçka para derbit të qytetit përballë Liverpoolit, duke nënshkruar marrëveshje të re dyvjeçare.

Marrëveshja aktuale e Saha skadonte në fund të sezonit dhe statusi i tij ‘i lirë’ kishte tërhequr interesimin e klubeve si Bordeaux, Besiktas dhe Roma.

Evertoni megjithatë ka lëvizur shpejt për të larguar interesimin e tyre dhe, edhe pse negociatat e zgjatën për shkak se agjenti i Saha kërkonte 60 mijë funte në javë, marrëveshja tashmë është arritur./Telegrafi/