LAJMI I FUNDIT:

Sa shpesh e kritikojnë veten femrat gjatë ditës

Sa shpesh e kritikojnë veten femrat gjatë ditës

Femrat janë shumë të ashpra me veten sidomos kur bëhet fjalë për pamjen e jashtme. Por sa kritike janë ato me veten sipas një studimi të ri, mund t’ju shokojë.

Kur Weight Watchers anketoi 2,000 femra të moshës 18-60 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar, ata mësuan se ato e kritikonin veten rreth 8 herë në ditë duke filluar që në mëngjes pa pirë kafen.

Kritikat fillojnë që nga ndjenjat e të qenurit shumë e shëndoshë, me flokë të parregullt ose duke parë disa pjesë të trupit si më të mëdha seç duhet.

Të ndjerët inferior edhe në mediet sociale gjithashtu është përmendur shpesh.


Zoe Griffiths, kreu i shëndetit publik dhe i programit të Weight Watchers tha se kritikat e femrave ndaj vetes janë në rritje.

“Kërkimet tregojnë se të qenurit i ashpër me veten është e njohur prej vitesh tek femrat, por në kushtet e një shoqërie moderne kanë rritur intensitetin e këtij mospëlqimi për veten dhe këto kushte janë të vështira për tu shmangur,” tha ai.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori