LAJMI I FUNDIT:

Sa gjatë mund të jetojmë pa pirë ujë?

Sa gjatë mund të jetojmë pa pirë ujë?

Një njeri mund të jetojë më shumë se tre javë pa ushqim, (Mahatma Gandhi ka mbijetuar 21 ditë pa ngrënë), por uji është një histori tjetër.

Të paktën 60 për qind e trupit të të rriturve përbëhet nga uji, dhe çdo qelizë e gjallë në trup ka nevojë të funksionojë.

Uji vepron si një lubrifikant për nyjet tona, rregullon temperaturën e trupit tonë nëpërmjet djersitjes dhe frymëmarrjes dhe ndihmon për largimin e mbeturinave.

Ndryshe nga ushqimi, koha maksimale që një individ mund të kalojë pa ujë, është jo më shumë se një javë. Kjo kohë është më e shkurtër në kushte të vështira, si temperaturat e larta.


Limiti i qëndrimit pa pirë ujë, është caktuar nga vrojtimet e njerëzve që ndodheshin në fund të jetës së tyre, kur konsumimi i ujit dhe ushqimit, u është ndaluar, përcjell shekulli.

Randall K. Packer, profesor biologjie në Universitetin “George Washington”, tha në një intervistë të vitit 2013 për “NBC News”:

"Ju mund të kaloni 100 orë pa pirë ujë në një temperaturë mesatare jashtë. Në qoftë se temperatura është më e freskët, ju mund të shkoni pak më të gjatë. Nëse jeni të ekspozuar ndaj diellit, ndodh e kundërta”.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori