LAJMI I FUNDIT:

Rusëve të mobilizuar u ndalohet përdorimi dhe bartja e telefonave të mençur

Rusëve të mobilizuar u ndalohet përdorimi dhe bartja e telefonave të mençur

Rusët që po i bashkohen mobilizimit në Ukrainë, u është ndaluar bartja dhe përdorimin i telefonave të mençur për shkaqe sigurie dhe rrezikut që ata paraqesin.

Qeveria ruse ka hapur linjën për shërbime zyrtare Hotline 122, për përgjigje në pyetjet sa i përket çështjes që t’i bashkohen mobilizimit, transmeton Telegrafi.


“Për arsye sigurie është ndaluar përdorimi i telefonave të mençur në radhët e njësive ushtarake”, thuhet në kumtesën e ushtrisë ruse.

Ushtarët mund të bartin me vete telefona të thjeshtë të gjeneratës më të vjetër, por edhe ata duhet t’i mbajnë në një vend të caktuar dhe t’i përdorin vetëm në momente të caktuara.

Me këtë veprim duan të parandalojnë që ushtarët përmes fotografive apo videove të zbulojnë lokacionin e tyre, dhe që videot të shpërndahen në internet që tregojnë gjendjen reale të ushtrisë ruse.

Shumë prej atyre që po i bashkohen mobilizimit tashmë kanë arritur të realizojnë video të udhëtimeve të tyre drejt kazermave, e kjo i ndihmon ukrainasve t’i lokalizojnë lehtë dhe më pas t’i sulmojnë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Blinken në Kiev ka një mesazh për ukrainasit, por nuk lidhet me luftën kundër Rusisë

Blinken në Kiev ka një mesazh për ukrainasit, por nuk lidhet me luftën kundër Rusisë

Evropa
Arrestohen 544 persona në Turqi - thuhet se kishin lidhje me Gulenin

Arrestohen 544 persona në Turqi - thuhet se kishin lidhje me Gulenin

Turqia

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Situatë 'shumë e tensionuar' në Kharkiv të Ukrainës

Situatë 'shumë e tensionuar' në Kharkiv të Ukrainës

Botë
Sa ndihmë ushtarake i është dhënë deri më tani Ukrainës?

Sa ndihmë ushtarake i është dhënë deri më tani Ukrainës?

Botë
Punëtorët gjeorgjian rinovuan ndërtesën dhe mbetën të tronditur - gjetën dhëmbë njeriu të 'varrosur' në mure

Punëtorët gjeorgjian rinovuan ndërtesën dhe mbetën të tronditur - gjetën dhëmbë njeriu të 'varrosur' në mure

Evropa
Kalo në kategori