LAJMI I FUNDIT:

Rusët sulmojnë me raketa vendlindjen e Zelenskyt, të paktën gjashtë të vdekur

Rusët sulmojnë me raketa vendlindjen e Zelenskyt, të paktën gjashtë të vdekur

Të paktën gjashtë persona u vranë dhe 11 u plagosën në një sulm me raketa ruse në qytetin jugor të Ukrainës, Kryvyi Rih.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se rusët kanë bombarduar vendlindjen e tij.

“Çdo ditë dhe çdo orë, terrori rus dëshmon se Ukraina, së bashku me partnerët e saj, duhet të forcojë mbrojtjen e saj ajrore”, njoftoi ai në rrjetet sociale.

Ai publikoi një video që tregon zjarrfikësit duke luftuar me flakët dhe shpëtimtarët duke hequr një bllok betoni nga rrënojat.

Një burrë u transportua me barelë drejt spitalit më të afërm të qytetit.

Një ndërtesë administrative dhe një bllok banimi janë dëmtuar, njoftoi Komanda Ushtarake Jugore e Ukrainës.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijvra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dënohen me burg katër anëtarët e familjes më të pasur të Britanisë - abuzuan me shërbëtorët

Dënohen me burg katër anëtarët e familjes më të pasur të Britanisë - abuzuan me shërbëtorët

Evropa
Premtimi elektoral i Trumpit: Green Card për të gjithë të huajt që diplomohen në SHBA

Premtimi elektoral i Trumpit: Green Card për të gjithë të huajt që diplomohen në SHBA

Amerika
Kryeparlamaentari i Malit të Zi dhe lideri i serbëve pritet të dënohet për grusht-shtetin e vitit 2016

Kryeparlamaentari i Malit të Zi dhe lideri i serbëve pritet të dënohet për grusht-shtetin e vitit 2016

Mali i Zi
Britaniku hyri në një spital të braktisur të shek. XVII – as policia nuk kishte ‘guxuar’ ta vizitonte

Britaniku hyri në një spital të braktisur të shek. XVII – as policia nuk kishte ‘guxuar’ ta vizitonte

Botë
Zgjidhje interesante në Vjenë: Qyteti prodhoi një seri podkastesh në rast të një ndërprerjeje të madhe të energjisë

Zgjidhje interesante në Vjenë: Qyteti prodhoi një seri podkastesh në rast të një ndërprerjeje të madhe të energjisë

Evropa
Ndërprerja e energjisë godet Malin e Zi, Bosnjën, Shqipërinë dhe bregdetin e Adriatikut në Kroaci

Ndërprerja e energjisë godet Malin e Zi, Bosnjën, Shqipërinë dhe bregdetin e Adriatikut në Kroaci

Botë
Kalo në kategori