LAJMI I FUNDIT:

Rubin: Është e rëndësishme të parandalojmë “Russia Today” dhe “Sputnik” që të shkaktojnë dëme në Maqedoninë e Veriut

Rubin: Është e rëndësishme të parandalojmë “Russia Today” dhe “Sputnik” që të shkaktojnë dëme në Maqedoninë e Veriut

James Rubin, përfaqësues special dhe koordinator i Qendrës për Angazhim Global në Departamentin Amerikan të Shtetit, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, deklaroi se Maqedonia e Veriut është vendi i parë me të cilin SHBA nënshkroi një memorandum mirëkuptimi në luftën kundër dezinformimit dhe se memorandume të tilla planifikohet të lidhen edhe me vende të tjera, përfshirë Bullgarinë dhe Sllovakinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Manipulime me informacionet është një problem serioz për Shtetet e Bashkuara. Është një problem në të gjithë botën. Ne zbuluam se në shumë raste Kina u jep disa mediave shërbimin e tyre të lajmeve falas me kushtin që ato të mos lejohen të përdorin shërbime të tjera lajmesh nëse duan të përdorin falas të tyren. Ne po përpiqemi ta parandalojmë këtë”, tha Rubin.

Lidhur me memorandumin e nënshkruar me Maqedoninë e Veriut, Rubin theksoi se Shtetet e Bashkuara panë që media shtetërore ruse “Russia Today” dhe “Sputnik” ende transmetonin në Serbi dhe se ato po përdoreshin “për të ndërhyrë dhe për të shkaktuar dëm në Maqedoninë e Veriut apo në Mal të Zi”.


“Pra, nëse jetoni në Mal të Zi, mund të lexoni drejtpërdrejt dezinformatat ruse, në serbisht, që vijnë përmes Serbisë. Nuk bëhet fjalë për aq shumë për ndërhyrje të jashtme në zgjedhje, sa është e rëndësishme të parandaloni që “Russia Today” dhe “Sputnik” të shkaktojnë dëme në Mal të Zi apo Maqedoninë e Veriut”, sqaroi Rubin.

Rubin shtoi se për këtë arsye kemi lidhur një memorandum me Maqedoninë e Veriut dhe marrëveshje të tilla formalizojnë dëshirën e palës tjetër për ta trajtuar këtë problem me të njëjtin seriozitet si ne. Kjo nuk është një zgjidhje e problemit, por një demonstrim i vullnetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori