LAJMI I FUNDIT:

Rrotat e përparme nuk iu hapën, hunda e aeroplanit transportues përplaset në pistën e aeroportit turk gjatë aterrimit

Rrotat e përparme nuk iu hapën, hunda e aeroplanit transportues përplaset në pistën e aeroportit turk gjatë aterrimit

Një aeroplan mallrash i tipit Boeing 767 është përplasur me hundë në pistën e një aeroporti në Turqi, pasi rrotat e përparme nuk funksionuan.

Fluturimi ishte realizuar nga kompania postare amerikane FedEx që po udhëtonte nga aeroporti i Parisit, Charles de Gaulle dhe për destinacion kishte Stambollin, kur edhe piloti vërejti se rrotat e përparme për ulje nuk po funksionin, transmeton Telegrafi.

Pamjet amatore shfaqin momentin kur aeroplani bën ulje emergjente, dhe përplase me hundën e fluturakes në pistën e aeroportit turk.


Si pasojë e përplasjes, aeroplani fillon të nxjerrë shkëndija zjarri si dhe tym të bardhë. Megjithatë kamionët e zjarrfikësve intervenojnë shpejtë për të parandaluar më të keqen.

Për fat të mirë askush që gjendej brenda kabinës nuk ka pësuar lëndime, dhe aeroplani me mallra është ndalur pavarësisht sfidave të shumta që i kishte pasur piloti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Amerika
Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Amerika
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Departamenti i Arsimit drejt shuarjes - Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

Departamenti i Arsimit drejt shuarjes - Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

Amerika
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Kalo në kategori