LAJMI I FUNDIT:

Rrjetet sociale po shkatërrojnë shëndetin mendor të të rinjve

Rrjetet sociale po shkatërrojnë shëndetin mendor të të rinjve

Të rinjtë janë duke rënë në depresion, kanë ankthe dhe po kanë problem me gjumë për shkak se e shohin të domosdoshme të jenë të kyçur në rrjetet sociale 24 orë në shtatë ditë të javës, sipas një hulumtimi të ri.

Profesorët e Universitetit të Glasgowit kanë pyetur 460 persona të moshave 11 deri 17 për përdorimin e rrjeteve sociale, sidomos gjatë natës, për gjumin që kanë, emocionet dhe kënaqësitë që përjetojnë nga rrjetet sociale.

Rezultatet treguan se shumica e të rinjve ndihen të lodhur, të mërzitur dhe kanë ankthe kur nuk mund të kyçen në rrjete sociale për të parë se çfarë po ndodh në internet.

Një nga hulumtueset, Dr. Heather Cleland Woods, thotë se adoleshenca mund të jetë një periudhë e rrezikshme për depresionin, me kualitetin e dobët të gjumit që ndikon më së shumti në të.


Holly Scott, që po ashtu punoi në studim, ka thënë se ata fëmijë që u kyçën në rrjete sociale gjatë natës kishin më shumë probleme. “Kjo i bie që duhet të mendojmë për atë se si fëmijët tanë përdorin rrjetet sociale dhe kur duhet të ndalin pajisjet teknologjike”, ka thënë Scott, raporton “Independent”, transmeton koha.net.

Si pjesë e studimit, doli se 88 për qind e 12-18 vjeçarëve kanë përjetuar momente stresi gjatë 12 muajve të fundit duke përdorur rrjetet sociale me arsye kryesore se si të duken mirë në rrjete sociale, të jenë të famshëm në shkollë dhe të gjejnë të dashur. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori