LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin pamjet e HTC 606ë

Rrjedhin pamjet e HTC 606ë

Pamjet e një modeli të ri të telefonit të mençur nga HTC, përkatësisht modelin HTC 606ë të cilin kompania e ka bazuar në Android, tashmë kanë rrjedhur në internet, dhe për të thuhet se do të jetë në mesin e telefonave mesatar, i cili do të vijë me Android 4.1.2 Jelly Bean dhe ndërfaqen 4.5 inç.

Ekrani i HTC 606ë do të vijë me rezolucion qHD prej 540 x 960 pikselëve, procesor quad core me 1.2GHz dhe 1GB RAM.
Karakteristikat tjera të HTC 606Ë përfshijnë edhe dy kamera, atë të pasme me 8MP dhe atë frontale me 1.3MP. si dhe portin për mikroSD kartelë.

Ende nuk dihet se kur HTC 606ë do të jetë në dispozicion për përdoruesit, apo se cili do të jetë kostoja për blerësit, pas daljes në treg. / Telegrafi /