LAJMI I FUNDIT:

Rritje ekonomike në eurozonë

Rritje ekonomike në eurozonë

Ekonomia e 17 vendeve anëtare të eurozonës është rritur me 0.8 për qind në tre muajt e parë të vitit 2011, nga 0.3 për qind që ishte rritur në tremujorin e kaluar.

Gjermania ka luajtur një rol kyç për këtë shifër, që ka arritur një kuotë të paparashikuar, duke regjistruar një rritje ekonomike prej 1.5 për qind.

Ndërkohë që në vende të tjera rritja ka qenë, në Francë 1 për qind, Itali 0.1 për qind, Spanjë 0.3 për qind, ndërsa Portugalia ka rënë në recesion pas kontraktimit të rritjes në tremujorin e dytë.

Rritja pësoi një rënie prej 0.7 për qind, pas një kontraktimi prej 0.6 për qind që ishte regjistruar në tremujorin e fundit të vitit 2010.


“Është e sigurt që për eurozonën situata po përmirësohet dhe duket se rritja do të jetë e moderuar në muajt e ardhshëm, pavarësisht se era fryn në drejtimin e kundërt”, ka deklaruar Howard Archer nga instituti Global Insight. /Telegrafi/