Etiketat e barnave që lehtësojnë dhimbjet duhet të përditësohen për të identifikuar riskun e pacientëve për atak kardiak, ose ishemi
Administrata amerikane e Barnave dhe Ushqimeve (FDA) kërkon të vendoset një kontroll i rreptë mbi etiketat e barnave antiinflamatore pa përbajtje aspirine dhe asteroidesh, pas raportimeve se ato mund të shtojnë rreziqet për sëmundje kardiovaskulare.
Të njohura si “NSAIDS”, që mund të merren pa recetë mjekësore, këto barna përdoren për të trajtuar dhimbjet që kanë shkaqe të ndryshme, si krampet menstruale, atritri, gripi dhe dhimbjet e kokës. Ato jepen në sasi të vogla pa recetë, por kur dozat shtohen, është e nevojshme receta e mjekut.
Sipas FDA-së, etiketat e këtyre barnave duhet të përditësohen për të identifikuar në to riskun e atakut kardiak, ose ishemisë.
Sipas tyre, etiketa duhet të përfshijë informacionin: “Rreziku nga ataku i zemrës, ose ishemia mund të ndodhë brenda pesë javëve të para të përdorimit të NSAID. Risku mund të shtohet nga përdorimi i tyre për një ohë të gjatë. Risku rritet më tepër me rritjen e dozës”.
Po ashtu, duhet shtuar se “rreziku nuk limitohet te pacientët me sëmundje zemre, madje këta të fundit janë më të rrezikuar”.
Një nga kompanitë e barnave, “Bayer”, deklaroi për CNN se po punohet për të përfshirë rekomandimet e FDA-së në etiketat e barnave, shkruan Shekulli. Sipas mjekëve, rekomandimet e FDA-së janë të paqarta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë