LAJMI I FUNDIT:

RRETH NJA 35 VJET MË PARË

RRETH NJA 35 VJET MË PARË
Jeff Weddle

Poezi nga: Jeff Weddle
Përktheu: Fadil Bajraj

Ishte një nga ato ndejet
që organizoheshin
për studentët e diplomuar në fakultet
dhe për t’u njohur
dhe një grua e re, shumë e bukur
pat pyetur profesorin e pashëm
se kush mund të jetë poet i rëndësishëm në të ardhmen.
Një kërkesë e pamundur, me dije qoftë,
ama ai dinte gjithçka në lidhje me poezinë
kështu që, ai i përvoli mëngët, peshkoi një
apo dy emra.
Ia përmenda “Bukowskin” ,
Dhe ai më ndërpreu menjëherë: “Hiçmu tij”
Ai doli me një emër
që askush nuk do ta njihte sot
dhe bile as atëherë kush s’e ka njohur.
U pata larguar nga aty.
Ndoshta vajza ishte e bukur
sall në mendjen time;
nuk ma merr mendja ta kem parë atë edhe ndonjë herë tjetër.
Dhe ndalem e kujtohem mirë
për besë nuk e di se ç’dreqin ka ndodhur bile edhe me atë profesorin.