LAJMI I FUNDIT:

Rreth 40 raste të dëmtimeve të objektet fetare

Rreth 40 raste të dëmtimeve të objektet fetare

Policia e Kosovës, deri në muajin korrik ka regjistruar 38 raste të dëmtimeve të objekteve të konfesioneve të ndryshme fetare. Këto raste, sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelani, janë dëmtime të objekteve fetare ose varrezave, vjedhje dhe shkrime të grafiteve.

Siç thekson Kelani, nga objektet fetare të konfesioneve të ndryshme fetare, më të prekurat nga sulmet e ndryshme kanë qenë objektet fetare myslimane.

Ndërkohë, raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për liritë fetare për vitin 2016 kishte vënë në pah incidente me karakter fetar, ndonëse aty thuhet që shpesh për shkak të situatës në vend, është e vështirë të ndahen problemet që kanë karakter etnik dhe ato me karakter fetar.


Raporti thekson se Qeveria ka punuar me Bashkësinë Islame të Kosovës për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe ka dënuar dëmtimet e objekteve fetare.

Burim Ramadani, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë se ky raport, në përgjithësi ka vënë në pah disa prej trendëve që ndodhin në këtë fushë.

“Edhe në vitet e kaluara, problemet që më së shumti që i prekin në mënyrë të përditshme ideologjitë e ekstremizmit të dhunshëm, janë para së gjithash, brenda komunitetit fetar islam dhe kjo është përcjell me vite të tëra me incidente të caktuara, kryesisht ndaj imamëve apo teologëve”, thekson Ramadani.

Objektet fetare në Kosovë, janë pjesë e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore. Lidhur me raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për liritë fetare për vitin 2016, përfaqësues të Ministrisë së Kulturës në Qeverinë e Kosovës thonë se të gjitha sugjerimet, kritikat dhe vërejtjet e këtij raporti, i kanë marrë parasysh, për t’i bërë më pas pjesë të veprimit politik. Ndue Ukaj nga kjo ministri, thotë se për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore duhet të ketë përkrahje më të madhe edhe nga komunat.

Kosova e ka strategjinë për mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe monumenteve të tjera të kultit ose të kulturës materiale dhe të asaj shpirtërore. Sipas kësaj strategjie, trashëgimia kulturore, në dhjetë vjetët e ardhshëm, do të jetë shtyllë e rëndësishme e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.

Strategjia Kombëtare për Trashëgimi Kulturore 2017-2027 është një strategji gjithëpërfshirëse e Qeverisë së Kosovës në fushën e trashëgimisë kulturore, e cila, siç thuhet, synon avancimin e sistemit dhe të mekanizmave për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës, në përputhje me kornizën ligjore, parimet dhe standardet ndërkombëtare, si dhe mbi bazën e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, shoqëror dhe kulturor. /REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori