LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi për torturat nga sigurimi sreb ndaj Enver Ramadanit, deri në kastrim

Rrëfimi për torturat nga sigurimi sreb ndaj Enver Ramadanit, deri në kastrim

Për keqtrajtimin, fyerjen, denigrimin, torturimin dhe maltretretimin e shqiptarëve, në veçanti rinisë, pushteti serb gjatë viteve ’80-90-ta ka përdorur metodat më të egra, që nuk i njeh bota e civilizuar.

Një rast që padyshim ka ngjallur shumë vëmendje dhe reagime të asaj kohe padyshim ishte vetëvrasja klinike e të riut Enver Ramadani nga Stublina, që e kishte orkestruar ish sigurimi serb në Gjilan në vitet e 90-ta.


Për rastin e Enver Ramadanit ekzistojnë dëshmi e rrëfime interesante.

Ndonëse Enveri ishte torturuar në vitet e 90-ta kohë kjo kur ka pasur edhe shqiptarë të punësuar nëpër organet e sigurimit dhe gjykata, megjithatë politika serbe kontrollonte çdo dokument e sirtarë që kishte të bënte me vrasjet e dyshimta.

Në veçanti rasti i Enver Ramadanit ishte kryer ekskluzivisht nga dora e policëve serb të cilët në fund e kishin kastruar. Enver Ramadani sipas dëshmitarëve të asaj kohe, njerëzve të familjes, miqve dhe të afërmve të tij kishte përjetuar një dhunë të panjohur në lokalet e UDB-së.

Avdush Ramadani babai i Enverit ka thënë se djali i tij ishte i rrahur, i torturuar keq nga polici serb Pera Trajkoviq nga fshati Zhegër. Familja e dinte saktë se vrasësi i vërtet ishte polici Pera Trajkoviq, por mundësia për ta ndjekur penalisht atë ishte gati e pamundur.

Enver Ramadani, sipas familjarëve, ishte gjetur i varur në litar në shtëpinë e tij në kulmin e çatisë.

“Enveri ishte i frikësuar sepse i kishte vetëm 16 vite dhe kastrimin e ka mbajtur fshehtas. Policët i kishin thënë se tani nuk mund të lindësh fëmijë sepse të kemi tredhur dhe kjo ka ndikuar që ai ti japi fund jetës së tij në litar”, ka rrëfyer babai i tij Avdushi.

Se Enveri ishte maltretuar keq nga polici serb ka dëshmuar edhe Halit Rexhepi, ish kryeshef i sigurimit në vitet e ’90-ta.

Rexhepi ka thënë se Enver Ramadani ishte viktimë e politikës së çmendur serbomadhe.

Edhe, Xhymshit Xhymshiti ish gjykatës hetues ka thënë se Enveri ishte maltretuar rëndë nga pjesëtarët e sigurimit.

Xhymshiti thotë se koha ime për të dhënë kontribut shumë më të madh atë kohë ishte e kufizuar sepse kontakti im me Enverin në gjykatore ishte e shkurtër.

Historianët ndërkaq disa herë kanë kërkuar që rasti i Enver Ramadanit të trajtohet me përkushtim . Ish historiani i njohur Shkëlzen Raqa pati thënë në një akademi shkencore dedikuar Enver Ramadanit se rasti i tij meriton të trajtohet nga shkencëtarët sepse kemi të bëjmë me një metodë tejet brutale dhe të panjohur nga popujt e civilizuar.

Për torturat që ka përjetuar në polici Enveri ka folur edhe Florije Haziri bashkëmoshatare e shkollës e cila tha se mbi trupin e Enverit policia kishte ushtruar dhunën më çnjerëzore.

“Duke mos mundur t`i mbijetojë traumave antinjerëzore më 1 mars 1990 Enveri i jep fund këtyre vuajtjeve” ka thënë Haziri.

Ndonëse Enveri i dha fund jetës në mënyrë tragjike historianët e shohin dimensionin e veprimtarisë së tij si shumë të guximshme.

”Ky brez që udhëhiqej nga Enver Ramadani dhe të tjerët dëshmoi se Kosova dhe shqiptarët nuk njohin poshtërimin, nuk e njohin robërinë. Enveri sikurse mijëra shqiptarë të tjerë ishte kudo dhe në çdo kohë. Ngriti dy gishtat e fitores përpara automatikëve e taksave të policisë dhe ushtrisë që vriste dhe zhdukte rezistencën shqiptare. Por mbi të gjitha, Enveri kishte karakter të fortë kombëtarë” pati deklaruar Shkëlzen Raqa.

Mehmet Ramadani vëllai i Enverit ende nuk heq dorë nga ndjekja penale ndaj policit Pera Trajkoviq. Ne tashmë kemi bërë padinë në Gjykatën e Gjilanit tha Mehmeti.

Kush ishte Enver Ramadani

Enver Ramadani lindi më 01.02.1973 në Stublinë të Komunës së Gjilanit në një familje punëtore dhe atdhetare.

Nga Stublina në vitin 1982 kjo familje shpërngulet në Gjilan, ku edhe Enveri përfundoi mësimet e shkollës fillore. Më pastaj ai vazhdoi mësimet në shkollën e mesme teknike.

Demonstratat e vitit 1990 e gjetën atë në vitin e parë të shkollës së mesme, ku edhe iu bashkua atyre krah përkrah me Reshat Ymerin i cili qe vra mu pranë tij, ku edhe ishin plagosur edhe shumë të tjerë. Në ato demonstrata u bie në sy policisë dhe bashkëpunëtorëve të tyre të cilët më vonë më 20.02.1990 para shtëpisë e arrestojnë në prani të motrës.

Pasi që e dërgojnë në stacionin policor ai i nënshtrohet formaliteteve më barbare që ka njohur ndonjëherë historia e përvuajtjeve.

Ai përveç ofendimeve në baza morale dhe kombëtare i nënshtrohet edhe dhunës me elektroshok e deri te metodat më çnjerëzore për dëmtimin e organeve gjenitale – kastrim për t`i thënë se tash nuk do të lindësh më fëmijë shqiptar. Ai në këtë kohë vetëm sa i pat mbushur 17 pranvera.

E përjetoi rëndë këtë situatë dhe përkundër vizitave të panumërta dhe kujdesit si të shokëve, të afërmve, bashkëmocanikëve të vet që ta përballojë këtë situatë ai nuk arriti ta tejkalojë dhe vendosi që këtyre vuajtjeve të ju jep fund duke marrë një litar të vogël dhe duke u varë në ambientet e shtëpisë së vet.

Varrimi i tij bëhet me 1 mars 1990 dhe mbahet mend gjithmonë për nga numri i pjesëmarrësve rreth 15.000 vetë të cilët ia dhanë lamtumirën e fundit shkëndijës së re të një lufte të ardhshme të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi./rajonipress/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori