LAJMI I FUNDIT:

Rosell nuk i përgjigjet Cruyffit

Rosell nuk i përgjigjet Cruyffit

Sipas Marca, president nderi i Barcelonës, Johan Cruyff, ka pranuar se ai e ka telefonuar presidentin e porsazgjedhur Sandro Rosell, por se ky i fundit nuk iu përgjigj, duke lënë të paqartë të pozitën e legjendës Blaugrane.

Gjatë zgjedhjeve presidenciale, Cruyff kishte thënë se ai do të mbesë president nderi i Barcelonës, nëse delegatët dëshirojnë një gjë të tillë.

“Unë e kam telefonuar atë, por ai nuk mu përgjigj. Nëse dikush do të kishte pak inteligjencë, atëherë ai do të dinte se Rosell do t’i fitonte zgjedhjet. Ka shumë gjëra për t’u përmirësuar në klub dhe është obligimi i lidershipit të ri ta bëjë këtë, nuk ka rëndësi se sa e vështirë është”, theksoi Cruyff. /Telegrafi/