LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo barazon edhe rekordin e Messit në Ligën e Kampionëve

Ronaldo barazon edhe rekordin e Messit në Ligën e Kampionëve

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është barazuar me rivalin e përbetuar, Lionel Messi, me numrin e het-trikëve në Ligën e Kampionëve.

Portugezi i shënoi tre gola në takimin kundër Atletico Madridit dhe në këtë mënyrë arriti shifrën prej shtatë het-trikësh në garën më të madhe evropiane për klube, aq sa i ka edhe superylli i Barcelonës.

Ronaldo i rekordeve: Më shumë gola se i gjithë ekipi i Atleticos në LK dhe i pari që shënon 50 gola në fazat e eliminimit direkt
Lexo po ashtu Ronaldo i rekordeve: Më shumë gola se i gjithë ekipi i Atleticos në LK dhe i pari që shënon 50 gola në fazat e eliminimit direkt

Ky ishte het-triku i dytë radhazi për CR7, pas atij ndaj Bayern Munichut dhe në këtë mënyrë, e ka vënë ekipin e tij në një pozitë të mirë për t’u kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve.


Për më shumë, ky ishte het-triku i 47-të në karrierën mbresëlënëse të Ronaldos në të gjitha garat.

Ndërsa askush në histori të Ligës së Kampionëve nuk ka shënuar më shumë gola se ai – 103. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori