LAJMI I FUNDIT:

Roddick eliminohet, Federer e Murray më tej

Roddick eliminohet, Federer e Murray më tej

Ëndrra e Andy Roddick për një finale të dytë radhazi në Wimbledon është shuar përfundimisht, pas disfatës befasuese të pësuar nga një jofavorit taivanez, ndërsa nga ana tjetër me formë të lartë kanë vazhduar rrugëtimin e tyre Andy Murray dhe Roger Federer.

Roddick u mposht nga taivanezi Yen-Hsun Lu me rezultat 4-6, 7-6, 7-6, 6-7 dhe 9-7. Yen-Hsun Lu, bëhet çerekfinalisti i parë aziatik që prej vitit 1995.

Roger Federer nga ana tjetër nuk pati telashe me bartësin e 16-të, austriakun Jurgen Meltzer, të cilin e mposhti me rezultat 6-4, 6-2 dhe 6-3. Federer në çerekfinale luan ndaj çekut Tomas Berdych.

Shpresa britanike, Andy Murray nuk pati vështirësi ndaj amerikanit Sam Querrey, të cilin arriti ta tejkalojë me rezultat 3-0 në sete (7-5, 6-3 dhe 6-4). Në çerekfinale Murray takohet me francezin Jo-Wilfried Tsonga. /Telegrafi/