LAJMI I FUNDIT:

RIT Kosovë (A.U.K) ofron kamp veror përgatitor për nxënës të shkollave të mesme

RIT Kosovë (A.U.K) ofron kamp veror përgatitor për nxënës të shkollave të mesme

RIT Kosovë (A.U.K) ofron kamp veror për nxënës të klasave të dymbëdhjeta të shkollave të mesme si pjesë e programit përgatitor Pre-CollegePreparatory Program (PCPP).

Ky kamp veror ka për qëllim njoftimin e nxënësve me një mjedis dinamik mësimi në gjuhën angleze dhe në një kampus me teknologji moderne.


Gjithashtu, kjo do t’u mundësojë nxënësve të njoftohen me procesin e aplikimit në RIT Kosovë (A.U.K) dhe mundësive të shumta për bursa.

Kampi veror i RIT Kosovë (A.U.K) do të mbahet në datat 18 deri 29 qershor, gjatë së cilës kohë pjesëmarrësit do të kenë rastin të përjetojnë jetën studentore në një kampus universitar duke ndjekur mësime në lëndë jo-konvencionale si Shkathtësitë Mësimore, Art, Shkathtësi Digjitale, dhe tjera.

Çfarë e bën këtë përvojë unike është fakti që studenti do të jetë në qendër të procesit mësimor dhe do të kenë mundësinë të mësojnë duke i aplikuar konceptet dhe jo vetëm përmes teorisë.

Mësimi në këtë kamp veror do të mbahet për dy javë prej të hënës deri të enjten, ndërsa dita e premte do të jetë ditë për aktivitete dhe lojëra përmes të cilave nxënësit mund t’i përmirësojnë aftësitë e tyre komunikuese dhe ndërpersonale, si dhe të njoftohen me studentë tjerë nga qytete të ndryshme.

Mësimi do të ligjërohet nga vullnetarë Amerikan të Korpusit të Paqes (PeaceCorpsKosovo) dhe instruktorë tjerë të RIT Kosovë (A.U.K).

Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për nxënës të sapo diplomuar nga shkolla e mesme në udhëtimin e tyre për të vazhduar në edukimin universitar. Afati i aplikimi për këtë kamp përgatitor është deri më 31 maj përmes këtij linku: http://kosovo.rit.edu/apply-pcep.html

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori