LAJMI I FUNDIT:

Rishi Sunak sikur nuk ka humbur zgjedhjet, duke buzëqeshur mbajti një fjalim lamtumire

Rishi Sunak sikur nuk ka humbur zgjedhjet, duke buzëqeshur mbajti një fjalim lamtumire

Pasi Partia Konservatore pësoi një humbje të madhe në zgjedhje, kryeministri britanik, Rishi Sunak u largua nga kabineti gjersa mbajti fjalimin e fundit para kombit.

Në një fjalim në prag të dorëzimit të detyrës kryeministrit të ri dhe kreut të Partisë Laburiste, Sir Keir Starmer, Sunak tha se ka investuar të gjithë energjinë e tij gjatë performancës së kryeministrisë.

Keir Starmer, zyrtarisht kryeministri i ri britanik
Lexo po ashtu Keir Starmer, zyrtarisht kryeministri i ri britanik
“]


“Këtë punë i dhashë maksimumin, megjithatë ju dërguat një mesazh të qartë dhe gjykimi juaj është i vetmi që ka rëndësi. Kjo është një ditë e vështirë, por po e lë këtë punë i nderuar që kam qenë kryeministër i vendit më të mirë në botë”, tha ai, raporton bbc.

Pas fjalimit, ekipi i mbledhur rreth tij publikoi edhe disa fotografi të kryeministrit duke i dhënë lamtumirën stafit dhe kolegëve në Downing Street.

Sunak dhe gruaja e tij, Akshata Murty u larguan nga kabineti duke buzëqeshur dhe më pas u drejtuan te Mbreti Chalres III-të, ku u bë dorëzimi zyrtar i detyrave.

Ndryshe, Konservatorët kanë pësuar humbje të rëndë në zgjedhjet e përgjithshme, ku Laburistët korrën fitore të madhe pothuajse sikurse e vitit të 1997, kur udhëheq i partisë ishte Tony Blair. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Amerika
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Kalo në kategori