LAJMI I FUNDIT:

Rinovimi i Militos? Punë e kryer!

Rinovimi i Militos? Punë e kryer!

Agjenti i Diego Militos, Fernando Hidalgo, ka konfirmuar se është arritur marrëveshja me Interin për vazhdimin e kontratës së Diego Militos.

“Gjithçka është mirë me Militon. Ne do t’i përgatisim kontratat të enjten dhe më pas unë do të shkoj në Buenos Aires në mënyrë që Diego ta nënshkruajë atë. Javën e ardhshme do të kthehem në Itali për ta depozituar kontratën te zyrtarët e Serie A”, theksoi Hidalgo pa precizuar detajet tjera.

Spekulimet tjera thonë se Milito do të qëndrojë te Interi deri në vitin 2014 dhe do të përfitojë rreth 5 milionë euro në sezon. /Telegrafi/