LAJMI I FUNDIT:

Rimëkëmbja e Brezovicës rrit punësimin

Rimëkëmbja e Brezovicës rrit punësimin

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Pushtetit Lokal , Slobodan Petrovic, tha se në Kosovë e në veçanti në Brezovicë ka mundësi shumë të mira për zhvillimin e turizmit.

Sipas tij, masterplani për rimëkëmbjen ekonomike të Brezovicës parasheh që zhvillimi afatshkurtër dhe afatmesëm i kompleksit turistik të bëhet në faza, me pesë teleferikë dhe një fshat turistik dhe do të ketë kapacitet për përmbushjen e kërkesave të më shumë se 6000 vizitorëve, si dhe do të funksionojë gjatë tërë vitit.

Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic, me funksionalizimin e qendrës turistike Brezovica gjatë tërë vitit, do të krijoheshin vende pune për 4600 persona. Pas përfundimit, ky kompleks do të ketë kapacitet për 10000 vizitorë. /Telegrafi/