LAJMI I FUNDIT:

Revolucion në shkencë: Zbulohet mënyra e re e trajtimit të HIV

Revolucion në shkencë: Zbulohet mënyra e re e trajtimit të HIV

Duke përdorur metodën e ndryshimit të gjeneve CRISPR/Cas9, shkencëtarët kanë treguar se mund të ndryshojnë qelizat e AND-së së të sëmurëve me HIV.

Duke bërë këtë mund të parandalohet edhe riprekja nga infeksioni.

Nëse nuk keni dëgjuar më parë për të, bëhuni gati se në vitin 2016 do të dëgjoni shumë. Kjo metodë është një revolucion në mënyrën se si trajtohen rrënjët e sëmundjeve gjenetike. Ajo i lejon shkencëtarët që të presin dhe më pas zëvendësojnë pjesë të AND-së për të ndryshuar funksionin e tij.


Së fundmi shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë aprovimin për të përdorur embrionet njerëzore në mënyrë që të përmirësojnë fertilizimin in vitro dhe të parandalojnë abortet spontane. Më herët, u pa potenciali i vërtetë i kësaj metode në trajtimin e distrofisë muskulore dhe shihet si trajtimi më i mundshëm i HIV në të ardhmen.

Teknika pret si me gërshërë disa seksione të ADN-së dhe i ndryshon ato në njëfarë mënyre. “Gjetjet janë të rëndësishme në nivele të ndryshme,” tha studiuesi Kamel Khalili.

“Ato tregojnë efektivitetin e sistemit të ndryshimit të gjeneve në rastin e HIV… Për më tepër, ato tregojnë se sistemi mund të mbrojë qelizat nga përsëritja e infeksionit dhe teknologjia është e sigurt për qelizat sepse nuk ka efekte toksike.”

Ndërsa teknika e ndryshimit të gjeneve është përmendur edhe më parë, kjo është hera e parë që shkencëtarët kanë zbuluar se si mund të parandalojnë përsëritjen e infeksionit e cila është kyçe në suksesin e kësaj sëmundjeje.

“Mjekimet që përdoren mund të kontrollojnë trajtimin e sëmundjes, por pacientët që përdorin këtë terapi dhe pastaj e ndalojnë ajo përsëritet,” thotë Khalili.

Është ende shumë punë për t’u bërë pasi ky është vetëm hapi i pare, shkruan Anabel. Saktësia në procesin e prerjes së AND-së do të jetë një sfidë më vete, por sërish kjo metodë premton të shpëtojë shumë jetë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori