LAJMI I FUNDIT:

Redsat fitues të derbit të Liverpulit

Redsat fitues të derbit të Liverpulit

Edhe pse me dhjetë lojtarë për pjesën më të madhe të ndeshjes, Liverpooli ka arritur të shënojë fitore minimale, 1-0, përballë rivalit lokal, Evertonit.

Ndeshja e zhvilluar në Anfield filloi me agresivitet nga të dyja anët e që pas tre kartonëve të verdhë në 30 minutat e para kulmoi edhe me një karton të kuq në dëm të Liverpoolit. Një reagim i Sotiris Kyrgiakos ndaj Marouane Fellaini rezultoi me karton të kuq për grekun në minutën e 34-të.

Edhe pse me një lojtar më pak në fushë të kuqtë arritën te fitorja falë golit të shënuar nga Dirk Kuyt. Holandezi shënoi në minutën e dhjetë të pjesës së dytë (55’) pas një harkimi të topit nga këndi nga ana e kapitenit Steven Gerrard.

Ndeshja edhe më tej vazhdoi me ashpërsi dhe solli edhe katër kartonë të tjerë të verdhë dhe një karton të kuq për Steven Pinnear (90’), por nuk rezultoi me ndonjë gol tjetër.


Tre pikët e reja e çojnë Liverpoolin në pozitën e katërt të tabelës me 44 pikë, dy më shumë se Tottenhami që më vonë gjatë ditës ka një punë të vështirë, pasi pret në fushë të vet Aston Villan./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Do të jem i pari që do të largohem" - Ronaldo reagon pasi u la në bankë në ndeshjen e fundit

Ndërkombëtare
Foda me shumë ndryshime: Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen me Qipron

Foda me shumë ndryshime: Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen me Qipron

Përfaqësuesja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjiganti anglez e bën prioritet transferimin e Alexander Isak për sezonin e ardhshëm

Gjiganti anglez e bën prioritet transferimin e Alexander Isak për sezonin e ardhshëm

Premier League
Kosova ndaj Qipros për fitoren e parë në Ligën e Kombeve

Live Kosova ndaj Qipros për fitoren e parë në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori