LAJMI I FUNDIT:

Redknapp: Rooney nuk vlen as 1.5 milionë funte

Redknapp: Rooney nuk vlen as 1.5 milionë funte

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka bërë një vërejtje të habitshme për formën e Wayne Rooneyt në Kupën e Botës, duke e vlerësuar atë për më pak se 1.5 milionë euro në tregun e transferimeve.

Ylli i Manchester United, Rooney, si edhe kombëtarja e Anglisë, ka dështuar të tregojë shkëlqim në botërorin Afrika e Jugut 2010.

“Nëse do t’ju kisha kërkuar të shkoni në Botëror ta përcillni lojtarin e quajtur Wayne Rooney, pasi ai është në shtije dhe mund ta siguroj atë për 1.5 milionë funte, ju do të ishit kthyer dhe do të më kishit thënë, ‘nuk mund ta merrni atë, ai nuk është mjaft i mirë’. Nëse nuk do ta kishit ditur se ai është Wayne Rooney, do të kishit menduar se ai është një lojtar i dobët”, ka thënë Redknapp. /Telegrafi/