LAJMI I FUNDIT:

Redknapp kërkon Joe Cole

Redknapp kërkon Joe Cole

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka konfirmuar se ai e ka kontaktuar agjentin e Joe Cole në përpjekje për ta transferuar lojtarin në Angli.

Cole është lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Chelsean nuk është rinovuar dhe ai ka një varg klubesh të Ligës Premier të cilat e ndjekin atë.

“Ne e kemi shfaqur interesimin në Joe te agjenti i tij, por kjo është e gjitha që kemi bërë. Neve na është thënë se Joe nuk dëshiron të flasë me askënd për lëvizje, derisa pas përfundimit të Kupës së Botës”, ka thënë Redknapp për The Sun.

Përveç Tottenahmit, të interesuar për Cole janë edhe Arsenali dhe West Ham United. /Telegrafi/