LAJMI I FUNDIT:

Redknapp: City mund ta fitojë Ligën Premier

Redknapp: City mund ta fitojë Ligën Premier

Bosi i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka thënë se Manchester City do të bëjë ofertë për Fernando Torresin dhe se klubi nga Eastlands mund ta fitojë Ligën Premier sezonin e ardhshëm.

“Manchester City mund ta fitojë shumë lehtë Ligën Premier. Me këta lojtarë që kanë, ata automatikisht kanë bërthamën e një ekipi të mirë”.

“Ata do të bëjnë ofertë për Torresin dhe nëse ata e transferojnë atë dhe dy të tjerë, atëherë s’ka kush t’i ndalë më. Madje do të na e bëjnë më të vështirë hyrjen në top katërshe sezonin e ardhshëm, kjo është e sigurt”, deklaroi Redknapp. /Telegrafi/