LAJMI I FUNDIT:

Reali të shqyrtojë ofertat për Kaka

Reali të shqyrtojë ofertat për Kaka

Real Madridi ka bërë të ditur se do të shqyrtojë çdo ofertë që vjen për mesfushorin brazilian, Ricardo Kaka.

Sipas Sport, Jose Mourinho e konsideron Rafael Van der Vaartin më të përshtatshëm se Kakan në rolin e mesfushorit kreativ, gjë që mund ta shohë brazilianin Kaka në pankinë. E ardhmja e tij pritet të shqyrtohet në javët në vazhdim, me Real Madridin që përgatitet ta shesë atë.

Të dielën Carlo Ancelotti kishte deklaruar se ai do të dëshironte ta transferonte ish-mesfushorin e Milanit, Kaka, por ai nuk ishte i sigurt nëse Reali do të dëshironte ta shiste atë. /Telegrafi/