LAJMI I FUNDIT:

Reali shënjestron Coentraon

Reali shënjestron Coentraon

Real Madridi është i interesuar në anësorin e Benficas dhe Portugalisë, Fabio Coentrao.

Record shkruan se për mbrojtësin e krahut të majtë po interesohen shumë skuadra të mëdha evropiane, pas paraqitjeve impresive të portugezit.

Sipas spekulimeve transferimi i mbrojtësit të majtë serb Aleksandar Kolarov është i pamundur dhe për këtë arsye madrilenët tani e kanë përqendruar vëmendjen tek Coentrao, për të cilin Benfica kërkon hiç më pak se 30 milionë euro. /Telegrafi/